Shifra marramendëse – ja sa para fitoi Dua Lipa vitin e kaluar!
AA
Dua Lipa vazhdon të jetë një nga yjet e muzikës më me sukses në gjithë globin.
Duket se çdo arritje e saj tashmë po shpërblehet me koncertet e saj dhe bashkëpunimet e tjera, duke i sjellë asaj përfitime monetare me shifra goxha të larta.
The Sun raporton se “Radical 22 Live LLP” fitoi nga Dua mbi 60 millionë euro, më shumë se artistë të tjerë të njohur si Ed Sheeran dhe Adele.
Numrat e bëjnë atë një nga muzikantet më të paguara në Britani, vetëm tetë vjet pasi ajo filloi karrierën e saj. Shifrat e reja u depozituan në Shtëpinë e Kompanive këtë fundjavë dhe u nënshkruan nga auditorët.
Gjatë periudhës, kur ajo ishte në turneun e saj botëror Future Nostalgia, kompania e saj bëri 21.3 milionë euro në Europë dhe 22 milionë euro të tjera në Amerikën e Veriut.
Kjo do të rrisë ndjeshëm pasurinë e Duas pasi ajo u rendit e 21-ta në listën e të pasurve të Sunday Times për moshat nën 35 vjeç vitin e kaluar me një vlerë prej 89 milionë eurosh.
Dua do të ketë një tjetër vit fitimprurës në 2025, pasi njoftoi dy shfaqje kryesore në stadiumin Wembley të Londrës , biletat e të cilave u shitën brenda një dite.
Parashikimi i motit
Moti në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe vranësira. Në vend do të fryjë një erë e
Kuvendi do të zgjedhë ministrat e rinj nga
Kuvendi do të fillojë sot seancën e 112-të, e cila do të diskutojë rikonstruimin e Qeverisë, përkatësisht shkarkimin e disa
Ushtarët e Kosovës nisen drejt Gazës, i bashkohen
Bordi i Paqes ka njoftuar se pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës i janë bashkuar misionit ndërkombëtar në Gaza.