“Shita makinën për të paguar 7 ditë shezlonin në Jalë”/ Roberti ironi çmimet në jug?
AA
Robert Berisha, nëpërmjet një postimi në rrjete sociale ka treguar se momentalisht ndodhet për pushime në Jalë të Shqipërisë.
Mirëpo siç duket moderatorit nuk i kanë pëlqyer çmimet “e hidhura” të jugut dhe në formë shakaje kërkon ndihmë prej ndjekësve të tij.
Artisti thotë se nuk ka makinë, pasi e ka dhënë për katër ditë shezlone, duke u ankuar kështu për çmimet e shtrenjta që po mbizotërojnë në jug.
“Përshëndetje, a ka kush vjen me më marrë të hënën këtu në Jalë në Shqipëri se jam ardhur me makinë, por nuk e kam më. E dhashë makinën për katër ditë shezlonet me i pagu, nuk pata lekë. Do të thotë e lashë makinën, katër ditë shezlonet me dy shokët e mi. Do të thotë, pushimin e bëjmë si njerëz ama makinë nuk kam më. Ju përshëndes”, tha ai.
Rektori i UT-së, Kushtrim Ahmeti e priti në
Rektori i Universitetit të Tetovës Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti, e priti në takim veprimtarin nga Kumanova, z. Selami Bajrami, përfaqësues
Qeveria i dërgon kërkesën e parë Presidentes Shiroka-Pula
Qeveria e Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e gjashtë elektronike, ku ka miratuar vendimin për t’i kërkuar Presidentes së Republikës autorizimin
Shasivari-Gyrlek: Drejtësia forcon partneritetin mes Maqedonisë së Veriut
Forcimi i bashkëpunimit në fushën e drejtësisë dhe thellimi i partneritetit institucional ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë ishin në