Shiten të gjitha biletat për përballjen Shqipëri-Gjeorgji
Shqipëria do të luajë ndeshjen e parë për këtë vit në stadiumin “Air Albania” të martën ndaj Gjeorgjisë, në orën 20:45. Pas triumfit spektakolar ndaj Ukrainës, kombëtarja kuqezi kërkon vazhdimësi të rezultateve pozitive, ndërsa stadiumi “Air Albania”, do të jetë i mbushur plot në mbështetje të Shqipërisë.
Të gjitha biletat për ndeshjen Shqipëri – Gjeorgji, e vlefshme për Ligën e Kombeve, janë shitur në tërësi. Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të falënderojë të gjithë tifozët shqiptarë që do të jenë të pranishëm në stadiumin “Air Albania” më 10 shtator, në mbështetje të kombëtares kuqezi dhe i fton të krijojnë një atmosferë të ngrohtë, pozitive dhe të tregojnë respekt ndaj ekipit kundërshtar.