Shiten të gjitha biletat për sfidën Rumani – Kosovë, vendasit me përkrahje maksimale
Përballja Rumani – Kosovë është ndeshja e së premtes mbrëma në Ligën e Kombeve me interes maksimal për të dy vendet.
Sipas mediave rumune, “Trengjyrëshit” vendas do të mbështeten nga një numër shumë i madh tifozësh, të cilët duan një tjetër rezultat të madh. Sipas “Fanatik”, një sukses të premten mbrëma me Kosovën i garanton Rumanisë pozitën e parë në grup pavarësisht rezultateve të fazës së fundit.
Rumasnias ka pasur një rekord të shkëlqyer deri më tani dhe kërkohet një fitore tjetër ndaj kosovarëve, sidomos nga tifozët. Në emisionin “Fanatik Superliga”, emisioni më i nxehtë sportiv në Rumani, moderatori Kristi Koste ofroi një informacion të minutës së fundit direkt nga Federata Rumune e Futbollit.
Sipas tij, ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës që do të luhet në ‘Arenën Kombëtare’ do të jetë e stërmbushur.
“Kam informacion nga Federata. Fakti që kombëtarja duket kaq mirë shihet edhe në interesin e tifozëve. Sonte do të ketë 49.984 shikues në stadium, maksimumin e mundshëm!”, ka thënë Cristi Coste.