
Shitës droge dhe kriminelë të dëshmuar: Ja kë fali presidentja Gordana Siljanovska-Davkova
Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, ka marrë vendim për faljen e disa personave të dënuar, me rastin e festës shtetërore të 2 Gushtit – Ilindeni, shkruan InfoMax.
Sipas vendimit të Presidentes, katër persona janë liruar plotësisht nga vuajtja e mëtejshme e dënimit me burg:
- Rade Zdravko Jovanoviq nga fshati Krivolak, Komuna e Negotinës
- Albert Tarzan Alievski nga Kavadarci
- Nikolçe Ljube Kostadinovski nga Kumanova
- Zejadin Sali Miftari nga fshati Çerkezë
Ndërkohë, edhe katër të dënuar të tjerë kanë marrë falje të pjesshme, përkatësisht ulje të dënimit:
- Emir Nadir Jonuzi nga fshati Slatinë, Tetovë – ulje prej 3 muajsh
- Kole Petre Talevski nga Manastiri – ulje prej 3 muajsh
- Çushkov Jordan Sasho nga Velesi – ulje prej 3 muajsh
- Ismaili Xhelal Jetmire nga Gostivari – ulje prej 6 muajsh
Vendimi është marrë në bazë të nenit 84 të Kushtetutës dhe Ligjit për falje, hyn menjëherë në fuqi dhe do të publikohet në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut”.