Shkatërrohet një grup i krimit të organizuar në Shkup, arrestohen tetë persona
Më 11-12.12.2025, Departamenti për Shtypjen e Krimit të Organizuar dhe të Rëndë, nën udhëheqjen e PTHP për NKOK, kreu operacion policor, gjatë të cilit u shtyp një grup i organizuar kriminal i përfshirë në kryerjen e veprave penale “shoqërim kriminal”, “fajde”, “pastrim parash dhe të ardhurash të tjera nga veprat penale” nga Kodi Penal dhe “organizim lojërash fati pa licencë, gjegjësisht leje nga një organ kompetent” nga Ligji për Lojërat e Fatit dhe Lojërat Argëtuese, raporton SHENJA.
“Si pjesë e aksionit, bazuar në urdhëresa të siguruara paraprakisht nga Gjykata Themelore Penale, u kryen bastisje në 11 lokacione në Shkup, gjatë të cilave tetë persona nga Shkupi u privuan nga liria, ndërsa gjatë bastisjeve u gjetën dhe u sekuestruan para të gatshme prej rreth 34.510 euro, 431.000 denarë dhe 400 dollarë, disa telefona, tre automjete pasagjerësh, kompjuterë, laptopë, tavolina pokeri, çipa, kartela, pajisje të tjera pokeri, dokumentacion, maretie bimore dhe pluhuri”, thonë nga MPB.