AA
Analisti Shkëlzen Gashi ka reaguar pas dështimit për zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb. Ai ka thënë se opozita po e cilëson këtë pozitë si të parëndësishme, por megjithatë po refuzon ta votojë as Nenad Rašić-in e as Igor Simić-in, duke e lënë Kosovën të bllokuar.
Sipas tij, opozita po akuzon kryeministrin Albin Kurti për populizëm, por vetë po bie pre e kësaj qasjeje, ndërkohë që pretendon se Kurti nuk i ka numrat për formimin e qeverisë. Gashi thekson se opozita po shmang zgjedhjet nacionale, duke pritur më parë rezultatet e zgjedhjeve lokale, me shpresën për të fituar më pas kundër Kurtit.
“Pra, opozita po e bllokon Kosovën dhe synon ta zhbllokojë vetëm pas zgjedhjeve lokale,” ka shkruar Gashi.
Postimi i plotë:
kush po e bllokon kosovën?
‘opozita’ po thotë se është blloku kosova për një pozitë të parëndësishme, siç është pozita e nënkryetarit të kuvendit të kosovës nga radhët e komunitetit sërb. e saktë. po pse ‘opozita’ nuk po e zhbllokon kosovën tu e votu për këtë pozitë të parëndësishme nenad rašić-in ose igor simić-in?
‘opozita’ po e cilëson krejt këtë bllokadë si “çmenduni të popullizmit të albin kurtit”. nëse ‘opozita’ nuk don me votu nenadin sepse zgjedhja e tij është kundër kushtetutës, atëherë le ta voton igorin. pse ‘opozita’ po bjen pre e “çmendunisë së popullizmit të albin kurtit”?
Çështja për ndryshimet kushtetuese mund të vendoset në tryezë në atë moment kur do të ndërtojmë besim përmes garancave të
Dita Botërore për Sigurinë në Punë këtë vit shënohet në hijen e tragjedisë së fundit në një kantier ndërtimi në
Prof.dr. Biljana Angellova, profesoreshë e rregullt në Institutin Ekonomik në Shkup, është rizgjedhur rektore e Universitetit “Shën Cirili e Metodi”