Shkencëtarët kanë studiuar dëmin e lodrave të fëmijëve të cilat i përdorin kur lahen dhe kanë mbetur të befasuar
Shkencëtarët zviceranë dhe ata amerikanë kanë konstatuar që lodrat nga goma,të cilat fëmijëve ua japim kur lahen, janë plot baktere të ndryshme
Hulumtuesit i kanë numëruar mikrobet të cilat kanë notuar brenda patave (lodra ngjyrë të verdhë) dhe kanë thënë që lëngu i cili zbrazet kur shtypen ka përmbajtur “baktere potenciale patogjene”, në katër prej pesë lodrave të kontrolluara.
Siç theksohet, bakteret e gjetura përfshijnë legionelën dhe pseudomonasaeruginosin, bakter i cili shpesh lidhet me infeksionet spitalore, transmeton Telegrafi.
Shkencëtarët janë befasuar me sasinë shumë të madhe, madje edhe deri në 75 milionë qeliza për centimetër katrorë dhe me baktere të tjera të ndryshme dhe kërpudhave në këto lodra.
Derisa sasi të caktuara të baktereve mund të ndihmojnë në forcimin e sistemit të imunitetit të fëmijëve, disa gjithashtu mund të shkaktojnë infeksione të syve, veshëve dhe zorrëve, thonë hulumtuesit.
Studimin e kanë bërë Instituti Federal Zviceran i Shkencave Ujore dhe i Teknologjisë dhe Universiteti i Ilinoisit, ndërkaq është publikuar në revistën “Biofilms and Microbiomes”.
Theksohet që ky është një ndër hulumtimet e para serioze të këtij lloji. /Telegrafi/