AA
Në Tetovë nesër do të mbyllet xhiroja e 10-të e Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut me përballje më të zjarrtë të futbollit vendor – Shkëndija kundër Vardarit. Skuadra kuqezi, e udhëhequr nga Jeton Beqiri, vjen e motivuar pas triumfit historik në Ligën e Konferencës, ku gjatë mesjavës mundi Shelburnin dhe shënoi fitoren e parë evropiane në historinë e klubit.
Tani vëmendja rikthehet në kampionat, ku Shkëndija kërkon të ruajë ritmin e garës për titull. Përballë do të ketë një rival të përjetshëm, ndaj të cilit fitorja ka vlerë më shumë se tri pikë. Në prag të ndeshjes, futbollisti Arbin Zejnullai u shpreh me tone të qarta për ambicien e skuadrës:
“Normalisht, Shkëndija është e projektuar për kampion dhe në momentin që je e determinuar për kampion, në çdo ndeshje e ke për objektiv tre pikëshin. Nesër është derbi dhe derbit nuk luhen, por fitohen”, tha Arbin Zejnullai.
Ndeshja mes Shkëndijës dhe Vardarit do të luhet nesër në stadiumin e qytetit të Tetovës, me fillim nga ora 13:30.
Kuvendi, në seancën e sotme të 98-të, miratoi disa zgjidhje legjislative me procedure të shkurtuar, duke përfshirë ndryshime në ligjet
Zv/kryeministri Arben Fetai i cili një kohë të gjatë ka qenë larg opinionit, pas përplasjeve të brendshme në ASH dhe
Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut janë miratuar ndryshimet në Ligjin për Qeveri, me të cilin parashikohet shfuqizimi i konceptit