Shkëndija huazon Reshat Ramadanin nga Dinamo i Kievit
Shkëndija e Tetovës bën një tjetër goditje në merkato për pjesën e mbetur të sezonit. Klubi kuqezi ka arritur marrëveshjen me Dinamon e Kievit për të marrë në huazim mesfushorin 20-vjeçar Reshat Ramadani deri në fund të sezonit.
Ky i fundit është rritur te Shkëndija dhe vitin e kaluar u transferua te gjigantët Ukrainës. Megjithatë të premten, pas miqësores mes Dinamos së Kievit dhe Shkëndijës, klubi tetovar arriti marrëveshjen me ukrainasit për të marrë në huazim Ramadanin deri në fund të sezonit.
Te Shkëndija 20-vjeçari do të ketë mundësi të jetë pranë familjes dhe të vijojë edhe më tej procesin e rritjes, me qëllim që të kthehet edhe më i fortë e i kompletuar në Ukrainë sezonin e ardhshëm.