Shkëndija lider i ri në Ligën e Parë, disfatë për Rabotniçkin dhe FC Shkupin
Java e 14 në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë solli ndryshim në kreun e renditjes. Shkëndija u ndal në vendin e parë, pas fitores 4-3 nga Brerës, ndërsa Rabotniçki shijoi disfatën e parë në këtë sezon, pasi që u mund nga kampioni aktual Struga Trim Lum me rezultat minimal 1-0.
Në derbin e qytetit të Shkupit, Vardari mundi FC Shkupin me 3-2, në një ndeshje përplot emocione. “Kuqezinjët” triumfuan me një gol të dyshimtë në 7 minuta para përfundimit të ndeshjes, duke sjellë fitoren e parë për trajnerin e ri Goce Sedloski.
Në sfidat e tjera, Gostivari mundi Voska Sportin me 4-0, ndërsa Besa e Dobërdollit arkëtoi një pikë falë barazimit pa gola në terrenin e Tikveshit. Ndërkohë Sileksi në Kratovë mundi Pelisterin me 1-0.
Liga e Parë – Java 14
Vardari 3-2 Fc Shkupi
Shkëndija 4-2 Brera
Sileksi 1-0 Pelisteri
Struga T.L 1-0 Rabotniçki
Tikveshi 0-0 Besa
Gostivari 4-0 Voska Sport