
Shkëndija ndahet me portierin Zahov, mësohet zëvendësuesi i tij
Portieri i Shkëndijës, Kostadin Zahov është larguar nga skuadra e Shkëndijës pas 9 sezoneve. Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi kuqezi.
Ai iu bashkua Shkëndijës në janarin e vitit 2015 dhe për më pak se një dekadë u shndërrua në një nga pikat kyçe të ekipit. Zahov fitoi tre tituj kampion, 2 Kupa në 237 paraqitje zyrtare, në të cilat regjistroi 115 ndeshje pa pranuar gol.
Ndërsa vendin e tij në kompletimin e treshes së portierëve e zë Astrit Amzai, i cili kthehet në skuadër pasi kaloi një periudhë huazimi te Gostivari dhe Teteksi.