Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Shkëndija zhgënjen, Tikveshi shënon fitore me përmbysje
Sport

Shkëndija zhgënjen, Tikveshi shënon fitore me përmbysje

July 12, 2024

AA

Shkëndija e Tetovës ka zhgënjyer në ndeshjen e parë ndaj armenëve të Noah, të vlefshme për raundin e parë të Ligës së Konferencës. “Kuqezinjtë” u mposhtën me shifrat 2-0, teksa të dy golat u shënuan në fragmentin e dytë të lojës. Deri në minutën e 81-të, rezultati ishte i pandryshuar ndërkohë që në minutat 81 dhe 90, vendasit shënuan dy herë me Gregorion dhe Pablon. Dueli i kthimit do të luhet pas një jave, teksa Shkëndijas do t’i duhet një sforco e madhe për të përmbysur shifrat.

Tikveshi me përmbysje mund Brideblikun

Futbollistët e Tikveshit zhvilluan një ndeshje të çmendur ndaj Brideblikut nga SIlanda, në kuadër  xhiron e parë të kualifikueseve të Ligës së Konferencës. Fituesi i Kupës së Maqedonisë u rikthye nga deficiti prej dy golësh (0-2) dhe me tre EUROGOAL fitoi një fitore të madhe 3-2. Mysafirët realizuan në rastin e parë dhe në minutën e 13-të, Einarsson shënoi në pasimin e Torvaldsson për 0-1. Torvaldson ka luajtur sërish rolin e asistentit, ndërsa këtë herë rrjeta e Tikveshit ka tronditur 0-2 Kristinson, rezultat me të cilin ka shkuar për pushime.

Në pjesën e dytë , ndryshoi loja e Tikveshit dhe rezultati erdhi në minutën e 74-të, kur Spahiu prodhoi një asistim të mrekullueshëm në stilin e Luka Modric dhe goli i Spirkoskit ishte një kryevepër e vogël për të ulur epërsinë e mysafirëve në 1-2. Vetëm gjashtë minuta më vonë, pasoi një mjeshtëri e re nga skadra e Kavadarit. Stojanov shënoi nga gjuajtja e lirë në rrjetën e Einarsson dhe barazoi rezultatin në 2-2.

Por kjo nuk ishte e gjitha nga repertori i lojtarëve të Mojsovit, pasi që braziliani Guerra gjeti rrugën drejt portës kundërshtare në minutën e 83-të dhe solli gëzim të madh në tribunë dhe fitoren 3-2 të Tikveshit. Ndeshja e kthimit në Islandë luhet pas një jave.

Previous post
Next post
Të fundit
Kosovë

“Kush është ‘LART’ që ndaloi muralin e Nënës Terezë?” –

November 28, 2026

Presidentja Shiroka-Pula: Ushtria jonë është e gatshme ta mbrojë çdo

November 27, 2026

Kosovë

Justina e Kosovës përballë Aleksandrit të ‘ri’ të Serbisë në

November 27, 2026
Botë

Reagon edhe Erdoğan pas përplasjeve në Gjeorgji, presidenti turk telefonon

November 27, 2026
Kosovë

Apeli e vërteton dënimin: Ja pse Kushtrim Kokalla u dënua

November 26, 2026
  • Botë 21
  • Kosovë 5265
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15660
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Kosovë

“Kush është ‘LART’ që ndaloi muralin e Nënës

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar ashpër pasi sonte u pengua vendosja e muralit kushtuar Nënës Terezë në kryeqytet,

Kosovë

Justina e Kosovës përballë Aleksandrit të ‘ri’ të

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, po qëndron në Ohër në Samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor, që zhvillohet në kuadër

Botë Maqedoni

Reagon edhe Erdoğan pas përplasjeve në Gjeorgji, presidenti

Ajo që nisi si një incident në tribunat e stadiumit në Batumi të Gjeorgjisë, tashmë është shndërruar në një çështje

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.