Shkriniar bashkohet me Murinjon, por tani në Fenerbahçe
Në mënyrë të papritur, qendërmbrojtësi sllovak I PSZH-së, Milan Shkriniar ka zgjedhur të vijojë gjysmën e dytë të sezonit në Stamboll tek Fenerbahçe e Hoze Murinjos. Shkriniar po i bashkohet Fenerbahçes në formë huazimi nga kampionët parizienë.
Fabrizio Romano njofton se mbrojtësi sllovak është rrugës për në Stamboll, ku do të kryejë vizitat mjekësore dhe nënshkruajë kontratën, pasi marrëveshja mes të gjitha palëve është mbyllur tani.