Shkurte Fejza: Djali im iu bashkua politikës që të kontribuojë për Kosovën
Këngëtarja Shkurte Fejza ka thënë se djali isaj, Arbër Behluli, ka vendosur që të kontribuojë për Kosovën përmes politikës, duke u bërë pjesë e listës së PDK-së për zgjedhet e 9 shkurtit.
Në një njoftim në Facebook, artistja tha se djali i saj e mori këtë vendim me bindjen e thellë se mund të shërbejë për të mirën e vendit dhe të qytetarëve.
“Ne dëshirojmë t’ju sigurojmë se, pavarësisht bindjeve politike, lidhja jonë me ju mbetet e pandryshuar. Ne nuk ndahemi nga dashuria për popullin tonë, nga përkushtimi për idealet e Kosovës së lirë dhe demokratike”.
“Ky është një hap i ri për familjen tonë, por nuk është një largim nga vlerat që na kanë mbajtur bashkë për kaq shumë vite. Kjo është arsyeja pse ju lutemi ta shihni këtë moment si një mundësi për të forcuar atë që na bashkon, jo për të thelluar dallimet. Ne respektojmë çdo bindje politike dhe të gjithë ata që punojnë me sinqeritet për të ardhmen e vendit tonë”, ka thënë Fejza.
Parashikimi i motit
Moti në Maqedoni sot do të jetë kryesisht me diell me vranësira të lehta deri në mesatare, ndërsa në orët
Mexhiti takon ish-këshilltarin e administratës Trump, diskutohet bashkëpunimi
Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, zhvilloi një takim me Christos Marafatsos, i cili gjatë administratës së parë të
Ngjarje e rëndë në Tetovë: 19-vjeçarja bie nga
Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Tetovë, ku një vajzë ka rënë nga kati i katërt