Shkurte Fejza: Djali im iu bashkua politikës që të kontribuojë për Kosovën
Këngëtarja Shkurte Fejza ka thënë se djali isaj, Arbër Behluli, ka vendosur që të kontribuojë për Kosovën përmes politikës, duke u bërë pjesë e listës së PDK-së për zgjedhet e 9 shkurtit.
Në një njoftim në Facebook, artistja tha se djali i saj e mori këtë vendim me bindjen e thellë se mund të shërbejë për të mirën e vendit dhe të qytetarëve.
“Ne dëshirojmë t’ju sigurojmë se, pavarësisht bindjeve politike, lidhja jonë me ju mbetet e pandryshuar. Ne nuk ndahemi nga dashuria për popullin tonë, nga përkushtimi për idealet e Kosovës së lirë dhe demokratike”.
“Ky është një hap i ri për familjen tonë, por nuk është një largim nga vlerat që na kanë mbajtur bashkë për kaq shumë vite. Kjo është arsyeja pse ju lutemi ta shihni këtë moment si një mundësi për të forcuar atë që na bashkon, jo për të thelluar dallimet. Ne respektojmë çdo bindje politike dhe të gjithë ata që punojnë me sinqeritet për të ardhmen e vendit tonë”, ka thënë Fejza.
“Nëse dëshiron, mund ta bëj më institucional…”, Haxhiu
Presidenca e Republikës së Kosovës ka shfrytëzuar një nga “chatbotët” e inteligjencës artificiale për të shkruar komunikatën për gradimin e
Algjeria lufton me dhjetëra zjarre pyjore që kanë
64 zjarre pyjore kanë vazhduar të jenë aktive në 10 provinca të Algjerisë, shumica e tyre në provincën lindore Jijel,
E sulmuan fizikisht një banor nga Çegrani, privohen
Më 28.08.2026, në ora 00:05, zyrtarët policorë nga Departamenti i Punëve të Brendshme në Gostivar i kanë arrestuar D.D. (32),