![Shoferit të kamionit nga Maqedonia i konfiskohen 6.850 euro në “Tabanoc”](https://shprehja.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot-15-850x560.png)
Shoferit të kamionit nga Maqedonia i konfiskohen 6.850 euro në “Tabanoc”
Drejtoria e Doganave ka parandaluar nxjerrjen e paligjshme të devizave përmes vendkalimin kufitar “Tabanoc”. Respektivisht shtetasi i RMV-së, nuk i kishte paraqitur 8.850 euro që i kishte me vete. Personit i janë konfiskuar 6.850 euro.
-Devizat janë konfiskuar, ndërsa kundër personit është ngritur kallëzim për kundërvajtje devizore, njofton Drejtoria Doganore.
Personi, përndryshe pasagjer në një mjet mallrash dhe shoferi i kamionit, në pyetjen nga doganierët nëse kanë ndonjë gjë për të deklaruar, është përgjigjur se nuk ka asgjë.
![](https://zyrtare.net/wp-content/uploads/2024/07/large.webp)
“Për shkak të dyshimit, mjeti është përzgjedhur për kontroll, ku pasagjerit iu gjetën 8.850 euro në xhepin e majtë të përparmë, për të cilin personi nuk dispononte dokument për origjinën e parave. Në bazë të Ligjit për punë devizore, personit i janë kthyer dy mijë euro, ndërsa pjesa tjetër janë konfiskuar”, thonë nga Drejtoria Doganore.
Nga Drejtoria shtojnë se ky është rasti i dytë brenda dy ditësh i sekuestrimit të devizave dhe apelojnë qytetarët t’i paraqesin gjatë hyrjes dhe daljes nga vendi.