Shorti i FA Kupës, Man. Junajted sfion Liverpullin në “Old Traford”
Janë konfirmuar ndeshjet çerekfinale në kuadër të FA Kupës së Anglisë. Nga katër përballjet, dy prej tyre do të jenë duele spektakolare.
Një sfidë që do të tërhjek më shumë vëmendje është përballja në mes Mançester Junajtedit dhe Liverpullit. Kjo sfidë, sipas shortit, do të duhet të zhvillohet në “Old Trafrord”, ku “Djajtë e Kuq” kanë fitur dy përballjet e fundit.
Jo pak atraktive do të jetë sfida në mes Mançester Sitit dhe Njuksaëllit. Ndërkohë në dy përballjet e tjera do të takohen: Vulverhepton- Koventri dhe Çellsi- Lester Siti.
Fituesit kualifikohen për në gjysmëfinalen, e cila do të zhvillohet më 20 prill, ndërsa finalja do të zhvillohet më 25 maj në stadiumin “Uembli”.