
Shorti i favoshëm për Maqedoninë, Armenia oponenti më i fortë
Në Paris u hodh shorti i Ligës së Kombeve për sezonin 2024/2025. Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut nga vazoja e tretë mësoii kundërshtarët e radhës në Ligën e Kombeve. Maqedonia do të garojë në grupin e 4 të Divizionit C. Përball Maqedonisë do të jenë kombëtaret e Armenisw, Ishujve Faroe dhe Letonisw.
Grupi i 4
Armenia
Ishujt Faroe
Maqedonia e Veriut
Letonia
Kujtojmë se Liga e Kombeve do të zgjerohet me një raund të ri eliminues që do të luhet në mars 2025, duke krijuar kështu vazhdimësinë ndërmjet fazës së ligës që përfundon në nëntor dhe finaleve të luajtura në qershor. Garat e para do të zhvillohen më 5 dhe 8 shtator, ndërsa ato të fundit janë më 14 dhe 18 nëntor të këtij viti, ‘