
Shorti në Ligën Evropa: “Djajtë e Kuq” përball Real Sosiedatit, Roma do të sfidojnë Atletik Bilbaon
Në selinë e UEFA-s në Nion të Zvicrës, me fillim nga ora 13:00, është hedhur shorti për fazën e 1/8-tës në Ligën Evropa, teksa tashmë dihen edhe kundërshtarët e mundshëm të skuadrave për secilën fazë.
Pas Ligës së Kampionëve, radha i erdhi edhe ekipeve të Ligës së Evropës për të mësuar kundërshtarët e tyre për fazën e 1/8-tës. Edhe në garën e dytë elitareve evropiane të klubeve do të shohim ndeshje të forta në këtë fazë me skuadrat që do të duan me çdo kusht një vend në çerekfinale.
Ndeshja më e fortë në këtë fazë është ajo në mes të Real Sociedad dhe Manchester United, por interesant do të jetë edhe në takimin Roma-Athletic Bilbao. Në këtë fazë, Ajaxi do të ndeshet me Aintraht Frankfurtin, Lacio me Viktoria Plzen, Tottenham Hotspur me AZ Alkmaar dhe Fenerbahce-Rangers.
Dy takimet tjera të 1/8-tës në Ligën e Evropës janë Bodo/Glimt-Olympiacos dhe FCSB-Lyon.
Çiftet e 1/8-tës në Ligën e Evropës
Viktoria Plzen – Lazio
Bodo/Glimt – Olympiacos
Ajax -Eintracht Frankfurt
AZ Alkmaar – Tottenham Hotspur
Real Sociedad – Manchester United
FCSB – Lyon
Fenerbahce – Rangers
AS Roma – Athletic Bilbao