Shorti në Ligën Evropa, Milani përballet me AS Roma
Në Nion të Zvicrës është hedhja e shortit për ndeshjet çerekfinale të Ligës së Evropës. Shorti ka caktuar katër ndeshje të forta, mes të cilave ëhstë edhe një duel Italian. Milan – Roma del të jetë ndeshja më e fortë e fazës çerekfinale në Ligën Evropa, mirëpo ndeshje interesante pritet të jetë edhe ajo mes Liverpullit dhe Atalantës, si dhe ajo mes Leverkuzenit dhe Uest Hamit.
Ndeshje më e barabartë dhe jo shumë e fortë në aspektin e intensitetit të lojës është ajo mes Benfikës dhe Marsejës, ku të dy ekipet kanë shanset e barabarta për kalim në gjysmëfinale.
Në fazën e metutjeshme, fituesi i ndeshjes Benfika-Marsej do të përballet në gjysmëfinale me fituesin e përballjes Liverpull-Atalanta. Ndërkohë në anën tjetër, në gjysmëfinalen e dytë do të jenë fituesi i ndeshjes Milan-Roma dhe Bajer Leverkuzen-Uest Hem.