Shota Baraliu bie pre e kamerës së fshehtë, shan dhe bërtet gjatë kohës
AA
Aktorja e njohur shqiptare, Shota Baraliu, ka rënë së fundmi pre e një kamere të fshehtë gjatë një interviste në studion e Onima.
Incidenti ndodhi gjatë përgatitjeve për një intervistë ekskluzive, ku gjithçka nisi si një takim rutinë, por përfundoi në një situatë të papritur që e vuri aktoren në siklet.Shota kishte arritur në studio për të realizuar intervistën, por gjërat shpejt filluan të mos shkonin sipas planit. Kameramanët dukeshin të papërgatitur dhe po vononin fillimin e xhirimeve.
Aktorja, fillimisht me durim, priti që gjithçka të rregullohej, por kur vonesa arriti në 30 minuta, ajo filloi të humbiste qetësinë. Duke u ndjerë e pakënaqur dhe e frustruar, Shota për pak sa nuk filloi të qante nga situata e paqartë dhe e lodhshme.
Në fund të këtij tensioni, gazetari i zbuloi asaj se gjithçka ishte një kamerë e fshehtë, e përgatitur për t’i testuar durimin.
Shota u çlirua nga stresi dhe reagoi me të qeshura pasi kuptoi që situata ishte vetëm një lojë miqësore. Pas kësaj, ajo hyri në studio dhe realizoi intervistën, duke ruajtur profesionalizmin e saj të zakonshëm.
Ngjarja ka krijuar një atmosferë komike në rrjetet sociale, ku ndjekësit e saj kanë shpërndarë reagimet pozitive ndaj kësaj shakaje të papritur.
Baush: Kreditë duhet të shkojnë për investime, jo
Ekonomisti Abil Baush ka deklaruar se përdorimi i huave publike për shpenzime operative, si pagat dhe pensionet, nuk kontribuon në
Halili: Ulja e TVSH-së për derivatet jo e
Ekonomisti Faton Halili e ka cilësuar të pamjaftueshme masën për zvogëlimin e TVSH-së për derivatet e naftës. Në emisionin “Debat
Halili: Maqedonia e Veriut mbetet pas rajonit, me
Ekonomisti Faton Halili, në emisionin “Debat në SHENJA”, vlerësoi se kapaciteti i Maqedonisë së Veriut në raport me vendet e