AA
Pas një rrugëtimi të gjatë, të mbushur me sfida, emocione dhe momente të paharrueshme, edicioni i gjashtë i spektaklit “She’s On Top” u mbyll me një natë finale plot shkëlqim dhe konkurrencë të fortë.
Vajzat finaliste dhanë maksimumin për të bindur jurinë dhe publikun, por në fund, kurora e më të mirës iu dha Rigelda Totraj.
Rigelda arriti të triumfojë në mesin e pesë finalisteve të përzgjedhura: Arta, Brisi, Antonela dhe Marigona, duke u dalluar për paraqitjen, përkushtimin, zhvillimin personal gjatë spektaklit dhe potencialin për të qenë një figurë e fortë në industrinë e modelingut.
Gjatë gjithë sezonit, vajzat përballuan prova nga më të ndryshmet, nga sfilatat dhe fotosesionet deri te sfidat e inteligjencës, personalitetit dhe aftësisë për të komunikuar.
Rigelda spikati si një konkurrente e qëndrueshme, duke treguar rritje të vazhdueshme dhe një qëndrim të palëkundur ndaj sfidave.
Fitorja e saj në “She’s On Top” i hap rrugë mundësive të reja profesionale në botën e modës dhe televizionit.
Me mbylljen e këtij edicioni, spektakli konfirmoi sërish rolin e tij si një platformë e rëndësishme për vajzat e reja shqiptare që synojnë të ndërtojnë karrierë në modeling dhe ndërkohë që publiku tashmë pret me interes se çfarë do të sjellë edhe sezoni i ardhshëm.
“Ky aks rrugor, drejt Kumanovës përdoret çdo ditë nga qindra qytetarë, por gropat e shumta po e bëjnë udhëtimin e
“Venko Filipce, shtëpia e të cilit është në Dubai, nuk mund të flasë për patriotizëm dhe interesa shtetërore, sepse në
Fondacioni “ALSAR” gjatë këtyre ditë ka nxjerr nga shtypi botimin më të ri të tyre me titull “Nga hermeneutika te