Shpërndahen 700 pako ushqimore nga OKH Merhamet në Shkup me rrethinë
Në kuadër të aktiviteteve bamirëse dhe misionit të saj humanitar, OKH Merhamet ka realizuar shpërndarjen e 700 pakove ushqimore për familjet në nevojë në Shkup dhe rrethinë.
Kjo iniciativë ka për qëllim të ofrojë mbështetje konkrete për familjet që përballen me vështirësi ekonomike, duke u ardhur në ndihmë në një periudhë kur solidariteti dhe kujdesi për njëri-tjetrin janë më të rëndësishëm se kurrë.
Shpërndarja e pakove ushqimore është realizuar në këto zona: Çair, Butel, Studeniçan dhe Saraj.
Përmes këtij aksioni humanitar, 700 familje kanë përfituar pako ushqimore me produkte bazë, duke lehtësuar barrën e tyre të përditshme dhe duke sjellë shpresë e mbështetje konkrete.
Këto aktivitete dëshmojnë përkushtimin e vazhdueshëm të OKH Merhamet në ndihmë të kategorive më të ndjeshme të shoqërisë. Tradita e solidaritetit dhe humanizmit mbetet në thelb të veprimtarisë së organizatës, duke sjellë ndihmë aty ku është më e nevojshme dhe duke forcuar ndjenjën e bashkësisë dhe përkrahjes reciproke.
Nga arsyet e njohura dhe për të ruajtur dinjitetin e familjeve përfituese, në fotografitë e realizuara gjatë shpërndarjes jemi munduar që të mos i paraqesim familjet në nevojë.






