AA
Shtypshkronja “Kiro Dandaro” në Manastir ka filluar shpërndarjen e mbi 1 milion fletëvotimeve për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale 2025.
Sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KShZ), në këtë raund do të zgjidhen kryetarët e 32 komunave si dhe i Qytetit të Shkupit.
Të shtunën do të votojnë të sëmurët, të burgosurit dhe personat në arrest shtëpiak, ndërsa votimi i përgjithshëm do të mbahet të dielën, më 2 nëntor.
Procesin zgjedhor do ta monitorojnë 1.569 vëzhgues, vendas dhe ndërkombëtarë.
Ndërkohë, do të zhvillohen rizgjedhje për anëtarë të Këshillit në tre qendra votimi në komunën Shuto Orizarë, ku, sipas KShZ-së, rezultati mund të ndikojë në ndarjen e mandateve të këshilltarëve.
Me rishikimin e ri të buxhetit, shteti do të shpenzojë 179 milionë euro më shumë se sa ishte planifikuar fillimisht.
Deri në orën 18:00, në territorin e vendit janë regjistruar gjithsej nëntë zjarre në hapësira të hapura. Nga këto, një
Profesori universitar dhe dekani i Fakultetit të Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit pranë UEJL-së, Demush Bajrami, duke komentuar raportet e organizatave