
Shpërthen keq te LD-ja – ‘Rebelohet’ edhe kushëriri i Izet Mexhitit, Fejzulla Kovaçi
Debati i hapur nga një nga themeluesit e Lëvizjes Demokratike, Muhamet Ameti, në përvjetorin e dytë të krijimit të kësaj force politike, ka marrë edhe reagime nga brenda radhëve të saj.
Fejzulla Kovaçi, anëtar i Lëvizjes Demokratike dhe kushëri i liderit Izet Mexhiti, ka komentuar publikisht postimin e Ametit duke dhënë një mesazh të drejtpërdrejtë:
“Shumë e vërtetë, po kur mundin që e dham mos ju qoftë hallall,” ka shkruar Kovaçi, duke shprehur pakënaqësi për menaxhimin e deritanishëm të subjektit.

Ky reagim vjen pasi Ameti, në fjalën e tij, theksoi se “dy vite janë shumë – për të mos pasur ende struktura, për të mos pasur ende organe, për të mos pasur drejtim të qartë” dhe paralajmëroi se “ose veprojmë seriozisht – ose e mbyllim me nder”.
Deklarata e Kovaçit, për shkak të lidhjes së tij familjare me liderin Mexhiti, shihet si një sinjal i pakënaqësisë së thellë që ekziston brenda Lëvizjes Demokratike, jo vetëm nga anëtarët e zakonshëm, por edhe nga figura pranë drejtimit të partisë. Flaka Media