Shpërthimi i bombolës në shtëpinë në Kçiq, dalin pamjet nga vendi i ngjarjes – FOTO
Trembëdhjetë persona kanë përfunduar në spital, si pasojë e lëndimeve që morën nga shpërthimi i një bombole të gazit në një shtëpi në fshatin Kçiq të Mitrovicës, raporton Gazeta Sinjali.
Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili tha se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal në Mitrovicë.
“Rreth orës 16:30, policia ka pranuar informatë se si pasoj e një shpërthimi në një shtëpi në fshatin Kçiq të Mitrovicës, 13 persona kanë pësuar lëndime, të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës. Bazuar në informatat e para dyshohet se shpërthimi ka ndodhur nga një bombolë gasi“, tha Zahiti.
Ndërkohë mediat lokale kanë publikuar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet se njësitë policore po qëndrojnë atje për të kryer ekzaminimet e nevojshme.
Sinjali ka provuar që të marrë informacionepër gjendjen shëndetësore të të lënduarve, mirëpo nga Spitali Rajonal i Mitrovicës nuk janë përgjigjur ende në thirrjet dhe mesazhet e redaksisë.
Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.