Shpërthimi në Zubin Patok, KFOR siguron Kosovën: Ka mbështetjen tonë, kemi shtuar personel
KFOR ka reaguar pas sulmit me eksploziv në tubacionin e ujit në Ibër Lepenc të Komunës së Zubin Patokut në Kosovë.
Përmes një njoftimi në rrjetin social ‘X’, KFOR i ka ofruar Kosovës mbështetje sigurie, teksa tensionet në Veri kanë qenë permanente.
KFOR edhe njëherë ka dënuar ashpër sulmin në Zubin Patok, e cila sipas kësaj strukture, ka pasur një ndikim në furnizimin me ujë të shumë qytetarëve.
Po ashtu për KFOR, duhet një hetim i pavarur dhe dhe vënia para drejtësisë e personave përgjegjës për ngjarjen.
Në njoftim thuhet gjithashtu se që prej natës së kaluar KFOR ka shtuar personelin rreth ujësjellësit në Ibër Lepencit dhe në zonën përreth.
Më tej në njoftim, KFOR bën thirrje për respektim të rezolutës 12/44 për paqe dhe siguri në rajon.
Po ashtu misioni i NATO-s në Kosovë thotë se po vijon koordinimin me Policinë e Kosovës dhe Eulex, për mbarëvajtjen e situatës në zonë.