Shprehitë që i keni, por që janë duke jua dëmtuar veshkat
Roli i veshkave është filtrimi i gjakut, absorbimi i mineraleve nga ushqimet që i konsumojmë, lirimi i hormoneve dhe detoksikimi i trupit përmes urinës
Rrjedhimisht, dëmtimi i veshkave është problem serioz shëndetësor, por ky dëmtim zakonisht nuk sjell simptoma të hershme, andaj është e rëndësishme t’i shmangni shprehitë që mund t’jua dëmtojnë veshkat, transmeton Telegrafi.
1: Është e rëndësishme që trupi të jetë i hidratuar në mënyrë që veshkat të jenë të afta të funksionojnë normalisht. Mos konsumimi i mjaftueshëm i ujit mund t’i dëmtojë seriozisht veshkat, ndërkaq konsumimi i rregullt i ujit e detoksikon trupin, i zvogëlon rreziqet e infeksioneve në traktin urinar dhe të gurëve në veshka.
2: Konsumimi i ushqimeve me sasi të lartë të sodiumit e rritë rrezikun për dëmtim të veshkave, për shtypje të lartë të gjakut, si dhe për ënjtje në kyçe, këmbë dhe duar. Kufizojeni sasinë e ushqimeve të përpunuara, paketuara dhe konservuara që i konsumoni sepse zakonisht kanë shumë sodium.
3: Konsumimi i rregullt i ishit të kuq i bën veshkat më të prira të dëmtohen, për shkak të toksinave si nitrogjeni dhe amoniaku që gjendet në mish të kafshës dhe proteinë.
4: Shprehia për ta mbajtur urinën për kohë të gjatë mund t’i dëmtojë seriozisht veshkat, pasi që e rritë rrezikun e infeksioneve të traktit urinar, i dëmton muskujt e pelvikut, si dhe e mundëson akumulimin e toksinave në trup.
5: Studimet e kanë ndërlidhur hipertensionin me dëmtim të veshkave sepse veshkat i filtrojnë toksinat përmes gjakut dhe enëve të gjakut. Prandaj, është e nevojshme ta monitoroni shtypjen e gjakut dhe t’i parandaloni bllokadat e arterieve.
6: Konsumimi i tepërt i ushqimeve dhe pijeve të ëmbla mund të shpijë në zhvillim të tipit 2 të diabetit, i cili eventualisht shpie në dëmtim të enëve të gjakut dhe veshkave.
7: Mungesa e gjumit është e rrezikshme për tërë trupin, duke përfshirë edhe veshkat. Mungesa e gjumit e rritë shtypjen e gjakut, ndikon në funksionin e veshkave, shkakton stres, lodhje dhe shumë probleme tjera shëndetësore. /Telegrafi/