AA
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) në Shkodër të Shqipërisë ka bllokuar një kamion me 25 ton misër që vinte nga Serbia, në doganën e Hanit të Hotit, teksa hynte në Shqipëri nga Mali i Zi. Sasia e misrit u ndalua pasi u konstatua prania e aplatoksinës B1 mbi normat e lejuara për Shqipërinë.
Ndërsa për vendet e BE-së kjo substancë është brenda normave të pranueshme, në Shqipëri normat janë më strikte. Destinacioni final i kamionit ishte Elbasani, dhe bëhet fjalë për misër blegtoral refuzho.
Në një zhvillim tjetër, AKU Shkodër ka bllokuar edhe një ferm qumështi në fshatin Trush, bashkia Shkodër, për shkak të disa parregullsive të konstatuara gjatë kontrollit.
69.432 denarë për shportën minimale, 84.807 denarë nëse paguhet qira, ndërsa paga minimale është 26.046 denarë. Shifrat e reja hapin
Ka nisur sërish gjykimi ndaj 13 zyrtarëve policorë të akuzuar për vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme, lidhur me
Prokuroria Themelore Publike në Tetovë ka nisur procedurë ndaj katër personave të dyshuar për kryerjen e veprës penale të vazhduar