Shqipëria dhe Kosova mësojnë orarin e garave kualifikuese për Botërorin 2026
Kombëtarja e Shqipërisë mësoi emrat e kundërshtarëve që do të ketë në kualifikueset e Botërorit 2026. Shqipëria është në Grupin “K” me Anglinë, Serbinë, Letoninë dhe Andorrën.
Gjithçka fillon në Angli më 21 mars, në stadiumin “Uembli” duke nisur nga ora 20:45. Ndërsa ndeshja e shumëpritur me Serbinë në Tiranë, do të luhet më 7 qershor, po në orën 20:45.
Ndërkohë edhe kombëtarja e Kosovës ka mësuar datat dhe oraret e ndeshjeve në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror. “Dardanët”janë në Grupin B, së bashku me Zvicrën, Slloveninë dhe Suedinë.