AA
Tiranë, 13 shtator 2025 – Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se Shqipëria do të hapë edhe 4 kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian, gjatë një ceremonie që do të mbahet më 16 shtator në Danimarkë, nën presidencën daneze të BE-së.
Në prani të ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare, Shqipëria do të zgjerojë procesin negociator, duke e çuar në 28 numrin e kapitujve të hapur brenda vetëm 11 muajve – një ritëm që kryeministri e cilësoi si “rekord absolut në historinë e zgjerimit të BE-së”.
Kapitujt e rinj lidhen me Agjendën e Gjelbër dhe Ndërlidhjen e Qëndrueshme, duke përfshirë fusha të rëndësishme si transporti, energjia, rrjetet transeuropiane dhe mjedisi.
“Një tjetër gur kilometrik u vendos në rrugën drejt majës së Shqipërisë 2030 në BE,” shkroi Rama, duke theksuar se vendi ynë është në rrugë të sigurt drejt integrimit europian. (INA)
Që nga dita e parë e kemi marrë përsipër detyrimin që siguria të jetë prioritet më i lartë. Gjatë dy
Moti sot do të jetë me diell dhe të nxehtë, me temperatura deri në 38 gradë celsius. Temperaturat minimale të
Pas informacionit se dy automjete në pronësi të avokatit nga Shkupi, Asmir Alispahiq, janë djegur, Ministria e Punëve të Brendshme