AA
Shqipëria me ftesë të Danimarkës, do të mbajë sot Konferencën e 6-të Ndërqeveritare me BE. Shqipëria do të hapë këtë të martë edhe katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Takimi do të shërbejë për të hapur negociatat me Shqipërinë mbi Grupin 4 “Agjenda e gjelbër dhe lidhshmëria e qëndrueshme”, duke përfshirë kapitujt 14 (Politika e transportit), 15 (Energjia), 21 (Rrjetet transevropiane) dhe 27 (Mjedisi dhe ndryshimet klimatike).
Takimi i sotëm në Bruksel pritet të bashkëdrejtohet nga kryeministri Edi Rama dhe ministrja për Çështjet Evropiane të Danimarkës, Marie Bjerre.
Sipas agjendës Konferenca Ndërqeveritare pritet të nisë në orën 08:00, Hapja e Bisedimeve për anëtarësim në BE mbi Grupkapitullin IV: “Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qëndrueshme”.
Konferenca për shtyp është planifikuar rreth orës 09:15. Në konferencë do të flasin kryeministri Edi Rama, Marie Bjerre, Ministre e Cështjeve Evropiane, Mbretëria e Danimarkës dhe Marta Kos, Komisionere Evropiane për Zgjerimin.
Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të BE-së do të pasojë në orën 10:00.
“Palët do të fillojnë duke miratuar agjendën e takimit dhe duke miratuar procesverbalet e KNQ-ve të mëparshme të mbajtura në prill dhe maj të këtij viti. Kjo do të pasohet nga fjalimet hapëse, së pari nga ministrja e Danimarkës Bjerre në emër të presidencës së Këshillit të BE-së, pastaj nga kryeministri Rama dhe hapja e negociatave për grupin 4″.
Në kuadër të aktiviteteve humanitare gjatë këtij muaji, janë shpërndarë 650 pako ushqimore për familjet në nevojë në Tetovë dhe
“VLEN-i vetëm i përkthen deklaratat e Mickoskit, fatkeqësisht këta nuk kanë fuqi as të merren me çështjen e provimit të
Në Ministrinë e Drejtësisë sot u mbajt mbledhje konstituive e grupit të punës për reforma në legjislacionin zgjedhor, me të