AA
Shqipëria sot ka bërë edhe një hap drejt anëtarësimit në BE-së. Në Bruksel, kryeministri i Shqipërisë ka hapur edhe katër kapituj të rinj të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Në konferencën e përbashkët për media me kryeministrin Edi Rama në Bruksel, zyrtarja e lartë e BE-së ka vlerësuar se shpejtësia e Shqipërisë drejt BE-së është mbresëlënëse, derisa ka inkurajuar të vazhdojë me këtë ritëm.
Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos, ka bërë të ditur se gjatë këtij viti do të hapen edhe 5 kapitujt të mbetur. Ndërsa kryeministri Edi Rama ka siguruar se Shqipëria do të vazhdojë angazhimin maksimal për t’i përmbushur objektivat. Me hapjen e katër kapitujve të rinj, tashmë Shqipëria ka çuar në 28 numrin e kapitujve të hapur.
Pas rastit të fundit në të cilin një nënë dhe vajza e saj humbën jetën, shoqatat joqeveritare u bëjnë apel
Pas reagimit të Kuvendit Studentor në Universiteti “Nënë Tereza” lidhur me kërkesën për mbajtjen e provimit të jurisprudencës në gjuhën
Konfliktet rajonale në rritje në Lindjen e Mesme kanë ndërprerë rrugët tradicionale globale, duke e sjellë në qendër të vëmendjes