AA
Shqipëria ka pagën minimale më të ulët jo vetëm në rajon, por edhe në Evropë, sipas raportit të fundit të Eurostatit.
Paga minimale bruto mujore në Shqipëri në fund të qershorit ishte 408 euro. Në rajon, pagën minimale bruto mujore më të lartë e ka Mali i Zi, 670 euro. Më pas në radhë është Serbia, me 618 euro, dhe Maqedonia e Veriut me 584 euro. Në dy federatat e Bosnjës e Hercegovinës, paga minimale bruto mujore varion nga 500 deri në 660 euro.
Në Shqipëri, paga minimale nuk ka ndryshuar që nga viti 2023, që tregon se fuqia blerëse ka rënë për shkak të çmimeve më të larta, veçanërisht të ushqimit, për të cilat shpenzohet rreth 40 për qind e të ardhurave, theksoi “Euro njuz” (euronews.al).
Në Bashkimin Evropian, sipas Eurostatit, paga minimale më e lartë është në Luksemburg, 2.700 euro, në Gjermani, 2.160 euro, në Bullgari, 550 euro.
Një lajm i trishtë ka goditur komunitetin e drejtësisë në Strugë. Në moshën 60-vjeçare është ndarë nga jeta prokurori Xhemal
Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, dhe homologia e tij bullgare, Velislava Petrova-Çamova, pritet të takohen sot
Qeveria shqyrtoi dhe miratoi Propozimin për ndryshime dhe plotësime të Buxhetit për vitin 2026. Me ndryshimet e propozuara bëhet përshtatja