
Shqipëria me short mesatar, sërish përball Çekisë
Në Paris u hodh shorti i Ligës së Kombeve për sezonin 2024/2025. Kombëtarja e Shqipërisë nga vazoja e tretë mësoi kundërshtarët e radhës në Ligën e Kombeve. Shqipëria do të garojë në grupin e 1 të Divizionit B. Përball Shqipërisë sërisht do të jetë kombëtarja e Çekisë, ndërsa mjaft nxitje pritet të jenë sfidat me Ukrainën dhe Gjeorgjinë.
Grupi 1
Çekia
Ukraina
Shqipëria
Gjeorgjinë
Kujtojmë se Liga e Kombeve do të zgjerohet me një raund të ri eliminues që do të luhet në mars 2025, duke krijuar kështu vazhdimësinë ndërmjet fazës së ligës që përfundon në nëntor dhe finaleve të luajtura në qershor. Garat e para do të zhvillohen më 5 dhe 8 shtator, ndërsa ato të fundit janë më 14 dhe 18 nëntor të këtij viti,