Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Shqiptarët synojnë ASHAM-in: A do të zëvendësohet ëndrra për Akademinë Shqiptare?
Maqedoni

Shqiptarët synojnë ASHAM-in: A do të zëvendësohet ëndrra për Akademinë Shqiptare?

July 19, 2025

AA

Në muajin prill të këtij viti, Akademia e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë së Veriut shpalli konkursin për pranimin e anëtarëve të rinj të rregullt në këtë institucion më të lartë shkencor dhe artistik të vendit.

Sipas kushteve të konkursit, të drejtë aplikimi kishin shkencëtarë dhe artistë të dalluar, veprimtaria e të cilëve përfaqëson arritje të larta dhe të njohura në nivel ndërkombëtar.

Agjencia e lajmeve INA mëson se në këtë thirrje kanë konkurruar edhe disa profesorë shqiptarë nga institucionet e arsimit të lartë në vend, përfshirë Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup, Universitetin e Evropës Juglindore (UEJL) dhe Universitetin e Tetovës.

Procesi i përzgjedhjes pritet të kalojë nëpër disa faza vlerësimi nga trupat përkatëse të Akademisë, ndërsa emrat e përzgjedhur pritet të bëhen publik në muajt në vijim.

Tani mbetet të shihet nëse kjo thirrje do të sjellë një hapje të vërtetë të Akademisë ndaj kuadrove shqiptare, pasi përfaqësimi i tyre deri më tani ka qenë minimal. Aktualisht, ASHAM-i përbëhet nga 72 anëtarë, prej të cilëve vetëm katër janë shqiptarë.

Në Departamentin e Shkencave Shoqërore bëjnë pjesë Abdylmenaf Bexheti, rektor i Universitetit të Evropës Juglindore, dhe Izet Zeqiri, rektor i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup. Në Departamentin e Shkencave Teknike është Alajdin Abazi, ndërsa në atë të Arteve bën pjesë akademiku Ali Aliu.

Me rritjen eventuale të numrit të akademikëve shqiptarë, mbetet për t’u parë nëse kjo do të shuajë përfundimisht idenë dhe iniciativën për krijimin e një Akademie Shqiptare të Shkencave dhe Arteve, projekt që më herët ishte mbështetur nga koalicioni “Vlen”. Kjo akademi, me seli të propozuar në Tetovë, synonte të krijonte një hapësirë të re për studiuesit dhe artistët shqiptarë për të zhvilluar kërkime cilësore dhe për të ruajtur trashëgiminë kulturore shqiptare në vend.(INA)

Previous post
Next post
Të fundit
Kosovë

Deponia në Pejë përfshihet sërish nga flakët, Bajrami alarmon: Banorët

November 22, 2026
Kosovë

Çeku kritikon Kurtin për mungesën e bashkëpunimit me Ramën: Kosova

November 22, 2026
Kosovë

Skemat e mirëqenies sociale, ASK jep të dhënat: Afërsisht 40

November 22, 2026
Kosovë

Ymeri kritikon masat emergjente të Qeverisë për energjinë: Kapaciteti i

November 22, 2026
Kosovë

Rilicencimi i EFT-së pas ndalimit të tregtisë me kompani serbe:

November 22, 2026
  • Botë 20
  • Kosovë 5239
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15597
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

“Mos e prekni shqipen!” – Në Ditën e

Në vend të festës, protestë! Në Ditën e Alfabetit Shqip, Forumi Rinor i BDI-së në Çair protestoi para Gjykatës Kushtetuese,

Maqedoni

Mesazh emocionues nga Lazim Destani për Ditën e

Me rastin e 22 Nëntorit – Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe, filantropi dhe humanisti i njohur shqiptar, Lazim Destani,

Maqedoni

Ali Ahmeti takohet me Edi Ramën: Biseduam për

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka zhvilluar sot një takim me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, të cilin e ka

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.