Shtatori nis me krisma armësh në Prishtinë (Pamje)
Të shtëna armësh janë dëgjuar para pak çasteve në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë, ku raportohet se ka persona të plagosur.
Në vendin e ngjarjes kanë arritur njësitë policore si dhe autoambulanca.
Gazeta Online Reporteri.net ka pyetur Policinë e Kosovës për rajonin e Prishtinës për këtë rast, por deri në publikimin e këtij shkrimi nuk janë përgjigjur.