“Shtëpinë po na e merr banka” – Laert Vasili: Ndaj dua ta fitoj Big Brotherin
Një javë plot nga startimi i Big Brother Vip Albania 4 dhe mund të themi që banorët aty brenda kanë zënë vendet e tyre, ndërkohë dhe qytetarët jashtë kanë ndarë të preferuarit dhe jo të preferuarit.
Një prej atyre që ka marrë “zemrat” e shqiptarëve është dhe aktori Laert Vasili. Laerti përpos pëlqimin e teleshikuesve, ka arritur të sigurojë habitatin e tij në shtëpi, por edhe pëlqimin e Valbonës.
Përgjatë këtyre ditëve kemi parë një afrimitet mes gazetares dhe aktorit. E për këtë ka folur së fundmi vetë Laerti i cili ka vendosur që të vërë dhe pikën mbi “i”.
Ai është shprehur se Valbona i pëlqen pasi është një vajzë e bukur, mirëpo qëllimi i tij brenda shtëpisë së “Vëllait të Madh” nuk është një histori dashurie, por çmimi i madh për të përmbushur kështu dhe premtimin që i ka dhënë të ëmës.
Valbona është gocë shumë e bukur dhe më pëlqen si çdo mashkulli që do i pëlqente. A e do për të dashur? Jo se në shtëpinë e Vëllait të Madh nuk mund të kesh të dashur.
Se të kesh të dashur do të thotë të kesh dhe marrëdhënie fizike dhe këtu marrëdhënie fizike fluturon jashtë. Unë nuk kam ardhur këtu që të fluturoj jashtë.
Unë i kam premtuar mamasë time që të bëj të pamundurën të shpëtoj banesën që po na i merr banka. Ky është qëllimi im madhor”, tha Laerti.
VLEN: Kush në BDI paguhet për të mbrojtur
Koalicioni VLEN ka dalë me një deklaratë publike ku ngrit pyetje dhe akuza ndaj përfaqësuesve të BDI-së lidhur me menaxhimin
Izet Mexhiti: 2 Maji, simbol i qëndresës dhe
Izet Mexhiti nga koalicioni VLEN ka përkujtuar 2 Majin si një ndër ngjarjet më të rëndësishme historike, duke e cilësuar
Alarm për tenderët e KEK-ut: U hetuan mbi
Autoriteti i Konkurrencës ka monitoruar tenderë të KEK-ut në vlerë mbi 200 milionë euro, pas dyshimeve se kompani të ndryshme