Shtohen telashet për Çavin, lëndohet tjetër futbollst i Barcelonës
Probleme të reja për Çavi Hernandezin sa i përket lëndimeve të futbollistëve dhe kjo është arsyeja kryesore që Barcelona nuk është më mirë këtë edicion. Alehandro Balde u lëndua në mesjavë ndaj Athletik Bilbaos, derisa lëndim tani ka pësuar edhe kapiteni Serhi Roberto në stërvitje.
“Më shumë probleme për Çavi Hernandezin. Kapiteni i tij Serhi Roberto ka pësuar një lëndim muskulor në stërvitje dhe do të jetë jashtë kundër Villarrealit”, ka shkruar gazetari Toni Huarnmarti.
Roberto do të mungojë për dy javët e ardhshme ose edhe më shumë për shkak të lëndimit të ri. Kapiteni ka qenë i pafat me lëndime këtë sezon pasi ky është dëmtimi i tij i tretë dhe deri tani ai ka humbur 11 ndeshje këtë edicion.
Roberto është një lojtar që Çavi i beson jashtë stolit dhe si një rezervë në mesfushë, gjë që shpjegon pse ai ka luajtur 14 ndeshje deri më tani, pavarësisht problemeve të tij me dëmtimet. Përveç Robertos te Barcelona jashtë fushave mbetën shkaku i lëndimeve edhe Alelandro Balde, Gavi, Marcos Alonso, Inigo Martinez dhe Raphinha.
Ndërkohë portieri Marc Andre Ter-Stegen është rikthyer dhe është i gatshëm ta ndihmojë Barcelonën nga kjo fundjavë