Shtohet telashet për Ançelotin dhe Realin, Alaba lëndohet në stërvitje
Mbrojtësi austriak, David Alaba ka pësuar një tjetër lëndim në muskuj, pak kohë pasi bëri rikthimin e tij. Ky lëndim është një goditje e madhe për Real Madridin, posaçërisht para ndeshjeve të rëndësishme dhe vendimtare të sezonit, të cilat do t’i zhvillojnë “Los Blankos”.
Pra, gjithçka do të varet nga përparimi i gjendjes së lojtarit, por që mediat spanjolle raportojnë se Alaba mund të mungojë 2-3 javë, mos edhe më shumë. Kjo është edhe një goditje për Ançelotin dhe Realin, posaqërisht që gjatë javës së kaluar humbi edhe qëndërmbrojtësin Antonio Rudigerin.