Shtyhen dy ndeshjes të Kupës, në dyshim edhe sfida Valenci-Real Madrid
Ngjarje tronditëse ka ndodhur në Spanjë, më saktësisht në rajonin e Valencias ku ka pasur përmbytje. Kjo bëri që Federata e Futbollit të Spanjës (RFEF), të shtyjë ndeshjet e rundit të parë midis Pontevedra-Levante dhe Parla-Escuela. Federata spanjolle, vendosi që këto dy ndeshje të luhen, më 6 nëntor.
Përmbytjet e fundit në Valencia, kanë shkaktuar 50 viktima dhe disa të tjerë janë ende në kërkim.
Kjo vë në pikëpyetje edhe zhvillimin e ndeshjes së fundjavës në La liga, ku Valencia do të presë në shtëpi Real Madridin./IndeksOnline/