
Shtyhen vizitat mjekësore të Mehdi Taremit, zbulohet edhe arsyeja!
Vizitat mjekësore e Mehdi Taremit me ekipin e tij të ri, Interin, janë shtyrë. Fluturimi nga Porto është anuluar, ndoshta për të shmangur bujën mediatike. Testet mjekësore do të riorganizohen së shpejti dhe marrëveshja nuk është absolutisht në dyshim. Thjesht “nerazzurrët”, në mes të sezonit konkurrues, kanë preferuar të mos vënë theksin e tepruar në një negociatë që përfshin një lojtar që kthehet nga Kupa e Azisë dhe që ka bërë në dispozicion të Portos për të mbyllur sezonin 2023/24 në mënyrën më të mirë të mundshme.
Ndryshe nga Taremi, Piotr Zielinski iu nënshtrua testeve, në fshehtësi të madhe. Mesfushori që do të arrijë nga Napoli me parametra zero, duke pasur parasysh skadimin e kontratës me napolitanët më 30 qershor, tashmë do të jetë në gjendje të nënshkruajë kontratën e re me “nerazzurrët”, për t’u vënë më pas në dispozicion të Simone Inzagit duke filluar nga korriku.
Futbollisti iranian do të nënshkruajë një kontratë dyvjeçare me opsion për një vit të tretë në favor të klubit zikaltër, duke marrë rreth tre milionë euro në aventurën e tij të re në Itali. Me lamtumirën e Sançezit dhe kthimin e Karbonit nga Monza, reparti i avancuar i skuadrës së Inzagit ka filluar të ketë një formë tashmë të mirëpërcaktuar.