
Shuhet një mendjehollë i diplomacisë shqiptare
Është shuar mëngjesin e kësaj të premteje në moshën 79-vjeçare diplomati dhe publicisti i njohur shqiptar, Shaban Murati, njëherësh babai i gazetarit të njohur politik Erl Murati.
Shaban Murati ishte një nga figurat më të spikatura në diplomacinë dhe publicistikën shqiptare, aktiv deri në fundin e jetës, me shkrime e libra që shpërfaqnin një njohje të thellë sidomos të çështjeve rajonale, por që çuditërisht nuk ftohej, apo ndofta dhe refuzonte të ishte, në debatet televizive. Më së shumti, ai i ishte i pranishëm në gazetën Dita, ku ofronte prognoza tejet interesante të zhvillimeve gjeopolitike.
Ai shërbeu si ambasador i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Suedi, Norvegji, Finlandë dhe Islandë. /tesheshi.com/