Shvainshtaiger paralajmëron Bajernin: Leverkuzeni ka marë krah pas fitores në Munih
Pas humbjes së Kupës kundër Bajer Leverkuzenit, legjenda e Bajernit, Bastian Shvainshtaiger, paralajmëroi bavarezët kundër forcimit të “Aspirinave” në Bundesligë.
“Fitorja e së martës vlen shumë për Bajer Leverkusen. Fitorja në Munih do t’u japë kampionëve një nxitje dhe ringjallje në ligën. Kjo mund të jetë e rrezikshme për të besuarit e Vinsent Kompani,” tha Shvainshtaiger në “ARD”.
Bajerni aktualisht kryeson i qetë Bundesligën me 30 pikë dhe është shtatë pikë përpara kampionëve në fuqi. Ndeshja e radhës për klubin më të titullar në tokën gjermane përkon me ditën e shtunë kundër Haidenhaim në shtëpi, ndërsa do t’i duhet të bëjnë sërish pa Herri Kejn, i dëmtuar.