Një nga emrat më të dashur të muzikës shqiptare, Shyhrete Behluli, ka festuar 50-vjetorin e karrierës së saj muzikore.
Këtë moment të veçantë e ka shënuar përmes një organizimi me miqtë e familjen, teksa ka interpretuar hitet më të mëdha që ka realizuar ndër vite.
“50 vjet me kangën”, është titulluar organizimi për 50-vjetorin e rrugëtimit të Behlulit në muzikë.
Artistja e njohur këngës iu përkushtua me të gjitha forcat e saj që në moshë të re.
Ajo ka lënë gjurmë të pashlyeshme në muzikë me projektet që ka sjellë deri më tani.
Përveç kësaj, Behluli shquhet edhe për paraqitjet e mahnitshme, përkundër moshës.
Duhet theksuar se po vazhdon të jetë e pandalshme dhe po aq e pëlqyer nga publiku.
Komuna e Strugës po merr masa të intensifikuara për të kapërcyer problemin e ujit të pijshëm të ndotur, njoftoi kryetari
Pas një fushate sulmesh të orkestruara ditëve të fundit, qytetarët kanë dhënë verdiktin e tyre të qartë. Në sondazhin e
Fshatrat Bukoviç, Arnaqi dhe Semenisht në komunën e Sarajit janë përfshirë nga përmbytje si pasojë e reshjeve intensive të shiut