Një nga emrat më të dashur të muzikës shqiptare, Shyhrete Behluli, ka festuar 50-vjetorin e karrierës së saj muzikore.
Këtë moment të veçantë e ka shënuar përmes një organizimi me miqtë e familjen, teksa ka interpretuar hitet më të mëdha që ka realizuar ndër vite.
“50 vjet me kangën”, është titulluar organizimi për 50-vjetorin e rrugëtimit të Behlulit në muzikë.
Artistja e njohur këngës iu përkushtua me të gjitha forcat e saj që në moshë të re.
Ajo ka lënë gjurmë të pashlyeshme në muzikë me projektet që ka sjellë deri më tani.
Përveç kësaj, Behluli shquhet edhe për paraqitjet e mahnitshme, përkundër moshës.
Duhet theksuar se po vazhdon të jetë e pandalshme dhe po aq e pëlqyer nga publiku.
Maqedonia po përballet me rrezik të shtuar nga thatësia për ç’shkak nevojiten mjete financiare për realizim për masa adaptimi, vlerësojnë
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, njoftoi se po vazhdon marrja në pyetje e personit të dyshuar për zjarrvënien
Deputeti bullgar Angel Georgiev nga partia “Rilindja” ka reaguar për djegien e makinave të ambasadës bullgare në Shkup. Ai tha