Si e promovoi pak ditë më parë kryeparlamentarja Albulena Haxhiu ekspozitën skandaloze të Shkelzen Gashit
Në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë është vendosur e ashtuquajtura ekspozita “masakrat në Kosovë 1998-1999”. Ekspozita bazohet në librin e Shkëlzen Gashit “Masakrat në Kosovë 1998-1999”, raporton Veriu.info.
Sonte ka pasur reagime të shumta për të dhënat e publikuara në ekspozitë, ku thuhet se në burgun e Dubravës në vitin 1999 janë vrarë 48 shqiptarë të armatosur.
E dhënë kjo totalisht e pasaktë dhe absurde, pasi s’ka pasur se si të burgosurit të jenë të armatosur.
Mirëpo, gjatë kësaj jave këtë ekspozitë të Shkelzen Gashit, ish këshilltar i Albin Kurtit, e kishte promovuar kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, raporton Veriu.info.
Postimi që e kishte bërë Albulena Haxhiu:
Ekspozita “Masakrat në Kosovë 1998–1999”
Nuk është e lehtë të ecësh mes këtyre dëshmive, por është e domosdoshme për të kuptuar thellësinë e dhimbjes dhe padrejtësitë e përjetuara.
Çdo panel rrëfen një krim të rëndë ndaj civilëve të pafajshëm shqiptarë, krime të kryera nga forcat serbe, dhe sjell para nesh një të vërtetë që nuk mund të fshihet apo të mohohet.
Republika e Kosovës nuk do t’i harrojë kurrë krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit dhe gjenocidin e kryer në Kosovë.
Lavdi të rënëve për liri!
Kjo ekspozitë u organizua nga INTEGRA dhe Admovere.