Si mundet Maqedonia të sigurojë balotazhin për Botërorin 2026
Maqedonia mbylli eliminatoret e Ligës së Kombeve pas asnjë disfatë me 5 fitore dhe një barazim dhe përpos kualifikimit në Divizionin B, më shumë gjasa është siguruar edhe balotazhi për Botërorin e ardhshëm.
Kjo mund të ndodh vetëm nëse ekipet e mëdha si Franca, Spanja, Gjermania, Portugalia si dhe ekipet e para në Divizionin B, do të jenë të vendosura në dy vazot e para, me çka rruga e tyre do të jetë e lehtësuar drejt Botërorit.
Në rast se të gjitha kombëtaret nga vazoja e parë dhe e dytë, do të sigurojnë vizën për Botërorin 2026, në balotazh do të shkojnë kombëtaret më të mira në Divizionin C, ku është edhe Maqedonia. Përpos Maqedonisë, në këtë grup janë edhe Irlanda e Veriut, Molldavia dhe Gjibraltari.
Vendimi final rreth balotazhit për Botërorin 2026 do ët jetë i njohur pas përfundimit të eliminatoreve për Botërorin të vitit 2026, të cilat nisin vitin e ardhshëm.