Kompozitori i famshëm ka treguar për gazetaren Greta Topjana se si u krijua kënga “Xhamadani Vija Vija” për Shkurte Fejzën në vitin 1992 dhe si u kthye në himnin shpirtëror të shqiptarëve…
“Unë pata një moment në fakt që la gjurmë të forta në psikikën dhe ndërgjegjen timen. Në 1990 unë bëra një turne në Zvicër. Para ndryshimeve politike, në bëmë një turne për një muaj. Në atë kohë në Zvicër jetonin 60 mijë shqiptarë të Kosovës dhe impresionet e mia në këto kontakte kanë qenë të jashtëzakonshme. Dy vite më pas mu kërkua të kompozoj nga këngëtarja e mirënjohur shkurte Fejza, një këngë. Unë isha gati!
Kënga është kompozuar brenda disa orëve me tekst dhe me muzikë. Unë zgjova nga gjumi poetin dhe në 5 të mëngjesit kënga ishte e përfunduar komplet. Kur Shkurta erdhi nesër në mëngjes në orën 9 e pyeti si do ia bëjmë këngës, unë këngën e kisha të përfunduar. Pra është një rrufe, një frymëzim, që më gjeti plot dhe këtu nuk ka asnjë citim,. janë të gjitha origjinale”,-tha Çoba.
Sot në familjen e reperit Lumi B ka festë. Kjo sepse djali i tij Blini feston ditëlindjen. Reperi ka publikuar
Barcelona ka pësuar një shok, pasi para tifozëve të tyre është mposhtur me përmbysje nga Atletiкo Madrid 2-1. Hansi Flik
Një 35-vjeçar shqiptar është esktraduar nga Britania e Madhe në drejtim të Italisë. Mediat italiane raportojnë se bëhet fjalë për Sajmir Orucin,